
Kjo ishte atmosfera sot në pedonalen e qytetit të Shkodrës. “Festa e luleve” e kishte kthyer këtë zonë në një hapësirë festive plot gjallëri ngjyra dhe aromë lulesh. Qytetarë të shumtë por edhe turistë të huaj ishin prezent në pedonale duke shijuar panairin e luleve dhe dekoret e ndryshme.
“Festa e luleve”, një traditë e hershme në Shkodër është një mënyrë mjaft e mirë për të përcjell edhe para turistëve të huaj një atmosferë festive ku të gjithë grupmoshat festojnë dhe i këndojnë luleve.
Aktiviteti do të zgjasë një javë duke e kthyer Shkodrën në nje hapësirë festive dhe duke i ofruar të gjithëve kulturë, argëtim dhe atmosferë të veçantë.