Lulzim Basha nga takimi me strukturat e degës së PD numër 14 në Tiranë, ka hedhur sërish akuza Edi Ramën, Sali Berishën dhe Edi Ramën.

“Dy probleme, e para mos ndëshkimi i krimeve elektorale, prishja e marrëveshjes së 5 qershorit, mos përmbushjes së Reformës Zgjedhore, çoi në një masakër zgjedhore. Kjo masakër është burimi i depresionit ekonomik he i kthyer ne depresion social.

E dyta politika e vjetër që kërkon sundim të përjetshëm, që bën edhe ndryshime Kushtetutë në 2008. Policia e vjetër mendon se ka përjetësuar sundimit, ju e dini që në 30 qershor nuk pati një proces normal, po votime si në komunizëm, shikoni si kanë dalë hapur

fare, atë që ju kam thënë prej sa muajsh, nuk bëhet fjalë për luftë për parime, por halli që i lidh bashkë, të 3 janë mbetjet e tranzicionit. Vijnë paketë, e gjithë kjo për t’i dorëzuar PD Ilir Metës”, tha Basha.