Përfundon mbledhja e PD me aleatët. Skenari i PD dhe LSI për protestën e nesërme, rrethimi i parlamentit. Partia Demokartike ka paralajmëruar një protestë ditën e nesërme, ndërkohë që në selinë blu, kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar një mbledhje në orën 17:30 me aleatët.

Mbledhja e Kreut të Opozitës me aleatët e tij e cila ka filluar në selinë e PD rreth orës 17:30 ka përfunduar. Në mbledhje kanë qenë të pranishëm Fatmir Mediu i Partisë Republikane, Nard Ndoka i PDK, Artur Roshi, kreu i Ballit Kombëtar Demokrat. Gjithashtu në mbledhjen e thirrur nga kryedemokrati janë edhe aleatët jo parlamentar. Në takim është vënë re se mungon Vangjel Dule. Pas mbledhjes me aleatët, Basha tha për gazetarët se nesër opozita dhe qytetarët shqiptarë do të jenë të gjithë kundër çmendurisë së radhës, asaj të shkeljes së Kushtetutës nga ana e kryeministrit. Ndërsa shtoi se nëse Rama do të çojë deri në fund pucin e tij Kushtetues atëherë ai do të përballet me pasoja shumë të rënda.

‘Shqiptarët kanë të vetmen zgjedhje që mund të ketë çdo popull i civilizuar kur kushtetuta dhunohet. Prandaj duhet të bashkohemi për të treguar se ky popull ka opozitën. Nëse nesër Rama do të çojë pucin e tij Kushtetues, duhet ta dijë se do të përballet me një kosto shumë të rëndë. Ai nuk mund të kapë reformën në Drejtësi. Nesër bashkohemi për këto qëllime të mëdha, për të mbrojtur kushtetutën, për të mbrojtur reformën në drejtësi. Reagimi i qytetarëve është i jashtëzakonshëm, ndaj dua ti ftoj të gjithë ata që duan reformën në Drejtësi, të gjithë të bashkohemi para parlamentit ku do të nisë protesta popullore jashtë Kuvendit dhe protesta popullore brenda Kuvendit’, tha Basha.

Artikulli paraprakSKAF ME DROGË NË DURRËS, SHOQËROHEN 2 PERSONA,
Artikulli tjetërSHAHU: KRYEPROKURORI, I PARACAKTUAR! MUA MË VLERËSON “VETTINGU”, JO KOMISIONI I LIGJEVE