Kryedemokrati Lulzim Basha ka inspektuar një ditë më parë situatën e përmbytjeve në Shkodër. Ai teksa vizitoi banorët e përmbytur në zonën e Nën Shkodrës i bën apel të fortë qeverisë dhe kryeministrit Rama të shpallë gjendjen e emergjencës.

Sipas kreut të PD, mosshpallja e gjendjes së emergjencës është papërgjegjshmëri dhe kriminale.

“Të shpallet menjëherë gjendja e emergjencës në Bashkinë e Shkodrës dhe të Vaut të Dejës! Përgjegjësi për përmbytjen e Shkodrës, është KESH me shkarkimet nga kaskada e Drinit. Edi Rama t’i japë fund heshtjes fajtore.

Mosshpallja e emergjencës është e papërgjegjshme dhe kriminale” – shkruan Basha ne faqen e tij ne FB, teksa poston foto me banoret e përmbytur.

 

Artikulli paraprakEMERGJENCAT ANGAZHIM PËR OPERIMIN NË TERREN
Artikulli tjetërRESHJET E BORËS, PROBLEME NË MALËSINË E MADHE