Ish kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar një foto me delegacionin e Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Ai ka bërë me dije se kanë biseduar në lidhje me mbështetjen që duhet t’i jepet Kievit në luftën e drejtë kundër agresionit të paprovokuar të Rusisë. Basha ka bërë me dije se ka propozuar një rezolutë që bën thirrje për konfiskim e aseteve ruse dhe krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e konfiskuara dhe vendosjen e këtyre fondeve në dispozicion të financimit për projektet e rindërtimit të Ukrainës

Postimi i plotë:
Me delegacionin e Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku folëm për mbështetjen që bota demokratike duhet ti japë Ukrainës në luftën e drejtë kundër agresionit të paprovokuar të Rusisë.
Federata Ruse ka detyrimin sipas të drejtës ndërkombëtare të kompensojë Ukrainën, qytetarët, kompanitë dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e paligjshme të Federatës Ruse që janë kryer gjatë agresionit të saj të paligjshëm.
Për këtë arsye kam propozuar një rezolutë e cila është mbështetur gjerësisht nga anëtarët e Asamblesë Parlamentare. Rezoluta bën thirrje për bashkëpunimin mes vendeve anëtare të Këshillit të Europës dhe vendeve të tjera, me synim konfiskimin e aseteve sovrane të Federatës Ruse në këto shtete, dhe krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e konfiskuara dhe vendosjen e këtyre fondeve në dispozicion të financimit për projektet e rindërtimit të Ukrainës.

Artikulli paraprakRAPORTI I EUROSTAT/ PJESËMARRJE REKORD E POPULLSISË SI FORCË PUNËTORE NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërBENET BECI MERR DETYREN DHE I URON SUKSESE BARDH SPAHISË