Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nisi nga rajoni i Lombardisë në Itali turin me diasporen.Krah ish-deputetit Eduard Ndocaj, Basha zhvilloi një takim emigrantet në Milano, ku ju rezervua një pritje e ngrohte nga bashkëkombasit shqiptar.Në fjalen e tij, organizatori i këtij takimi, ish-deputeti Eduart Ndocaj vuri theksin tek vota e emigranteve, duke falenderuar kryedemokratin Lulzim Basha për angazhimin e tij maksimal që diaspora të ketë të drejtë vote në Shqipëri.

Në këtë takim me emigrantët shqiptarë, kreu i PD Lulzim Basha tha se kasta e vjetër politike po bën një komplot për të mos realizuar votimin e diasporës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Krahas përfaqesve të lartë të PD, Krah Lulzim Bashes në këtë takim me emigrantet në Itali, ishin dhe ish-presidenti i rajonit të Lombardisë për tre madante Roberto Formigoni dhe senatori i Forca Italia Renato Farina, të cilët në fjalen e tyre mbështeten maksimalisht propozimet e Partisë Demokratike për voten e diaspores.

Artikulli paraprakM. MADHE, ASNJË RAST ME COVID-19 NË KATËR MUAJ
Artikulli tjetërBASKETBOLL, VLLAZNIA FITON GJYSMËFINALEN E DYTË