Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar besimtarët e krishterë për Krishtlindje. Nëpërmjet një mesazhi në “Facebook’, Basha shpreh urimet më të mira për familjet shqiptare.

Gjithashtu kryedemokrati Basha shprehet se tashmë është koha për të ecur drejt të ardhmes.

Mesazhi i kreut të PD-së Lulzim Basha: Të dashur besimtarë të krishterë, në vigjilje të Krishtlindjes, ju shpreh urimet më të mira për ju dhe familjet tuaja! Të shohim me shpresë dhe besim drejt të ardhmes tonë e të fëmijëve tanë.

Për shumë vjet Gëzuar Krishtlindjen! 🙏🏻 Zoti bekoftë çdo familje shqiptare! 🇦🇱