Në një nga pikat turistike më të frekuentuara të turizmit malor të veriut të Shqipërisë për dy ditë me radhë u zhvillua një festë duke hapur zyrtarisht sezonin turistik në Theth. Gjatë dy ditëve janë zhvilluar një sërë aktivitetesh artstike-kulturore me muzike tradicionale, ecje në natyre, ekspozita, panair, dhe valle folklorike. Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia shprehet se kjo festë ka si qëllim promovimin e kësaj zone turistike.

Ky atrasksion turistik do të ketë gjithmonë vëmendjen e bashkisë së Shkodrës theksoi kryebashkiaku Spahia. Deputetja e Partisë Demokratike e qarkut Shkodër Greta Bardeli falenderoi gratë dhe vajzat e zonës për përkushtimin që japin çdo ditë për Thethin në mënyrë që të kthehet në një atraksion turistik.

Fshati turistik i Thethit është ndër zonat më të pëlqyera nga turistët e huaj dhe ata vendas.

Artikulli paraprak“MË BESONI QË NUK ISHTE E THJESHTË”, LUIZA GEGA: DOJA NJË KOHË MË TË MIRË, POR KISHTE SHUMË ZHURMË
Artikulli tjetërLUMI I SHALËS, VENDI QË LAKMON EDHE NATYRA