Mes thellësisë mistike të maleve lumi i Shalës në Dukagjin të Shkodrës është një frymëzim për gjithë ata që dashurojnë natyrën. Nga Shkodra për rreth një e orë e 30 minuta mbërrin tek porti i vogël i Komanit. Vitet e fundit numri i varkave për shkak të fluksit të turistëve është shtuar ndjeshëm sepse udhëtimi deri në lumin e Shalës është një përjetim përgjatë një ore që të çon në një botë tjetër…..

Alfredi është një djalë i zonës i cili ka vendosur që të qëndrojë aty duke mos emigruar si shumë të tjerë ndërsa bën transportin me varkë gjatë gjithë verës deri më lumin e Shalës në vendin e quajtur molla e Shoshit ndërsa tregon se që nga viti 2015 banorët janë rikthyer duke u marrë më turizëm. nShpellat në malet e thepisura, legjendat në hapësirat e fundme që tregojnë banorët, plazhet e vogla të virgjëra të rrëmbëjnë përgjatë gjithë atij udhëtimi. Mbërritja në lumin e Shalës pasi lë liqenin e Komanit është mbreslënëse sidomos për ata që janë për herë të parë. Lumi që zhytet nën kreshtat e larta të maleve rrethuar me gjelbërim dhe flladin e erës lënë pa fjalë turistët e shumtë. Një grup miqsh e të afërm nga Kosova që jetojnë në Gjermani dhe që kanë pasion muzikën thonë se e gjitha lugina i duket si një skenë filmash. Grupi i shqiptarëve të Kosovës dashurinë për atdheun e kanë në zemër. Kënga e nënës që personifikon gjithë kombin shqiptar i ka shoqëruar që nga dita e parë në emigracion…..

Pushuesit shqiptar qoftë ata që janë për herë të parë por edhe të tjerë që rikthehen magjepsen nga lumi i Shalës. Edhe për fëmijët lumi i Shalës është një atraksion që i nxit ata të duan natyrën. Bukuria e liqenit të Komanit, uji i kristaltë në lumin e Shalës, malet e larta, shtigjet e shumta ende të pashkelura, xhirot me kanoe, zip line apo kuaj, loja e magjishme e yjeve natën në qiellin e pastër bashkë me hijeshinë e maleve të larta janë një eksperiencë që askush nuk do donte ta humbiste. Lumi i Shalës pret miqtë e tij, një vend që e lakmon edhe vetë natyra!

Artikulli paraprakBASHKIA E SHKODRËS HAP SEZONIN TURISTIK NË THETH
Artikulli tjetërRRUGA DHE ENERGJIA, LUMI I SHALËS PRET DORËN E QEVERISË