Gjatë takimeve që po zhvillohen me rajonet, bashkia Shkodër ka prezantuar propozimet për zbritjen e taksave vendore me rreth 30% në paketën fiskale.Pavërësisht uljes së taksave, pritet që numri i bizneseve të shtohet.

Kryebashkiakja Voltana Ademi tha se vetë banorët në njësitë administrative kanë deklaruar se janë të gatshëm të paguajnë taksat që kanë ulje.Paketa fiskale pritet që të miratohet më shpejt se buxheti i vitit të ardhshëm dhe në ditët e para të janarit të jetë në funksion.