Bashkia Shkodër ka mbajtur takimin e tretë të hartimit të planit të mobilitetit të qëndrueshëm urban për qytetin e Shkodrës. Banka Europiane e Investimeve po punon me Qeverinë Shqiptare dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit për përgatitjen e projektit “Porta e Alpeve”, një projekt i integruar i zhvillimit urban dhe turistik për veriun e vendit.
Të pranishëm në këtë takim përvec drejtuesve të bashkisë Shkodër kanë qënë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë të mobilitetit dhe grupe të interesit të cilët kanë shkëmbyer idetë e tyre dhe janë njohur me ecurine e deritanishme të këtij plani.

Drejtori i Planifikimit Urban në Bashkinë Shkodër Taulant Dibra në një intervistë për mediat është shprehur se këto takime consultative shërbejnë për mbledhjen e informacionit të plotë për hartimin e këtij plani kaq të rëndësishëm për mobilitetin në Shkodër.

Në kuadër të fazës përgatitore të këtij projekti Banka ka aktivizuar Asistencën Teknike për Nismën Europiane të Rezistencës (ERI-ITA). Në këtë fazë përgatitore është rënë dakord të mbështetet bashkia Shkodër për hartimin e planit të mobilitetit të qëndrueshëm urban. Ky plan përvecse do të shërbejë për të orientuar investimet nga projekti i mësipërm, do të jetë edhe një dokument I rëndësishëm i bashkisë Shkodër për të përcaktuar objektivat e mobilitetit në Shkodër.

Artikulli paraprakLEZHË, 60-VJEÇARI ME BIÇIKLETË PËRPLASET NGA AUTOMJETI DHE TRANSPORTOHET ME URGJENCË TEK TRAUMA
Artikulli tjetër“BRANKO KADIA” NISËM “TË MBAJMË PASTËR AMBJENTIN”