Vllaznia në basketboll për femra ka marrë fitoren e radhës teksa ka fituar me rezultatin 95 me 77 përballë ekipit të Elbasanit. Vajzat shkodrane e kanë dominuar takimin duke qenë gjatë gjithë lojës në avantazh. 18-17 është mbyllur perioda e parë, 26-21 e dyta, 28-16 e treta dhe 23-23 dhjetë minutëshi i fundit.

Pas ndeshjes zëvendëstrajnerja Afërdita Rakaj tha se Vllaznia është në rrugë të mbarë për të arritur objektivin e pjesëmarrjes në fazën play off.Vajzat shkodrane të basketbollit ndeshjen thuajse vendimtare e kanë përballë Skenderbeut me 23 dhjetor në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” nga ku medoemos kërkohet fitorja për ta bërë realitet objektivin e pjesëmarrjes në fazën play off.

Artikulli paraprakFUNDVITI PRANË PALESTRËS SË XHUDOS NË VAU DEJËS
Artikulli tjetërSHKATARIQ: PESHKATARËT SHQIPTAR SHKELIN UJËRAT E MALIT TË ZI