
Vllaznia në basketboll për meshkuj do të luajë këtë fundjavë ndeshjen Klasike të Shqipërisë ndaj Tiranës. Për këtë duel, trajneri Eni Llazani do të ketë në dispozicion edhe basketbollistin shkodran Veton Gjeçaj, i rikthyer në Shkodër pas aventurës në Kosovë me Bashkimin. Në prag të Klasikes me Tiranën, trajneri Eni Llazani tha se Vllaznia do të kërkojë fitoren ndaj bardhebluve. Poashtu, Llazani vlerësoi rikthimin e Veton Gjeçajt në Shkodër.
Ndërkohë, basketbollisti Veton Gjeçaj tha se është i kënaqur me rikthimin te Vllaznia, ndërsa shtoi se është gati që të jetë në fushë përballë Tiranës.
Klasikja e Shqipërisë Tirana-Vllaznia do të luhet mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit “Farie Hoti”, duke nisur nga ora 19:00.