Vllaznia me pak vështirësi në fund ia ka dalë që të fitojë ndeshjen e parë finale përballë Teutës.

Edhe pse shkodranët e kanë nisur shumë mire, durrsakët kanë rivalizuar në fundin e lojës. Edhe pse humbet 3-4 sulme radhazi Vllaznia e merr shpejt veten dhe arrin që të mbajë ritmin dhe të jetë më superiore se kundërshtari duke e fituar 64-60 takimin. Trajneri Gjeçaj shprehet se në sfidën e dytë Vllaznia luan e qetë ndaj Teutës ndërsa për teknikun shkodran nuk është me rëndësi se ku do bëhet festa por vetëm Vllaznia të shpallet kampione. Trajneri Gjeçaj nuk është aspak i kënaqur me ikjen e malazezit Gjokoviç në Kinë për t’u provuar me një ekip atje në një kohë kur Vllaznia luan ndeshjet finale. Në finale e parë ndaj Teutës sërish Allen në radhët e Vllaznisë është lojtari që vendos shumë sepse realizoi 26 pikë. Kuqeblutë janë ekipi pretendent sepse kush fiton 3 nga 5 finalet shpallet kampion. Vllaznia është në lojë për të mbrojtur titullin ndërsa Teuta në kërkim të surprizës.   

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR LEJON VETËM “TELESPORT” TË FILMOJË
Artikulli tjetërRRËZIMI I HELIKOPTERIT NË MALËSI TË MADHE, SHKARKOHET ALTIN LAME