
Basketbollistët e Vllaznisë janë mposhtur nga Teuta në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Pas 45-minutash lojë të një ndeshje që shkoi në shtesë dhe u luajt me pesë perioda, durrsakët triumfuan me rezultatin e përgjithshëm 96-91. Ndeshja filloi me një rivalitet të madh, por në dy periodat e para Teuta luajti më mirë dhe shkoi në pushim me një diferencë prej 13-pikësh. Në vazhdim, Vllaznia bëri të pamundurën, por Teuta ishte më e saktë në fushë dhe arriti të triumfonte në fund me rezultatin e përgjithshëm 96-91. Pas ndeshjes, basketbollisti i Vllaznisë, Robert Shestani analizoi këtë humbje.
Nga ana tjetër, trajneri i Teutës në basketboll për meshkuj, Christos Kousidis, u shfaq i kënaqur me këtë fitore.
“Kjo është loja. Mund të jesh 20-pikë para ose 20-pikë më pak. Duhet të luftosh për çdo top që të kthehesh në lojë përsëri. Pas pushimit të pjesës së parë, luftuam shumë dhe morëm rezultatin më të mirë. Në fakt, ishte një ndeshje e vështirë. Çdo ndeshje kundër Vllaznisë është e vështirë. Atmosfera këtu është e mrekullueshme dhe na pëlqen të luajmë këtu, por sigurisht që ndeshjet kundër Vllaznisë janë gjithmonë të vështira. Ne ishim të lodhur dhe loja pas pushimit është gjithmonë e rrezikshme. Ne e dimë pak a shumë se në çfarë kushtesh jemi, por dimë si të rikthehemi. Objektivi? Do të shohim ndeshje pas ndeshje dhe shpresoj të jemi në play-off.”
Në këtë mënyrë, Vllaznia në basketboll për meshkuj vijon të zhgënjejë sërish me paraqitjet e saj në kampionat.