
Vllaznia e basketbollit të femrave nuk ka mundur dot të bëjë asgjë ndaj ekipit të Flamurtarit. Në takimin e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, kanë qenë miket nga Vlora, të cilat kanë fituar me rezultatin 77-50. Shkodranet kanë qenë me disa mungesa në këtë përballje dhe si rrjedhojë, kjo gjë ia ka vështirësuar edhe me shumë punën ndaj një ekipi pretendent, siç është Flamurtari. Dy periodat e para u mbyllën në shifrat 27-25 për Flamurtarin, ndërsa në dy periodat e tjera u fiksua rezultati përfundimtar 77-50 për ekipin vlonjat.
Pas kësaj humbje, Vllaznia vazhdon të mbajë vendin e katërt në renditje.