Vllaznia në basketboll për meshkuj momentalisht ndodhet në një krizë totale. Kuqeblutë kanë humbur 61-70 përballë Dinamos, skuadra e fundit në renditje. Kjo humbje shton edhe më shumë problemet e Vllaznisë ndërsa nxjerr disi nga objektivat kuqeblutë sa i përket dy vendeve të para.

Pak ditë më parë nga Vllaznia u largua edhe trajneri Nikola Milatoviç dhe kuqeblutë drejtohet nga tekniku Ervin Bërdica i cili pranon krizën në të cilën ndodhet ekipi shkodran.

E ardhmja e Vllaznisë në basketbollin e meshkujve është e dyshimtë shprehet trajneri Bërdica.

Objektivat e Vllaznisë që në fillim të sezonin janë fitimi i trofeve por kohët e fundit ikja e disa lojtarëve, trajnerit dhe humbjet e njëpasnjëshme kanë bërë që kuqeblutë e basketbollit të mos jenë më i njëjti ekip si dhe kjo krizë vë në dyshim tashmë qoftë seriozitetin e këtij klubi por edhe objektivat që kanë.

 

Artikulli paraprakNXËNËSIT E “MARTIN CAMAJ” DHUROJNË PËR SHTËPINË E FËMIJËS
Artikulli tjetërPUBLIKIMI I PAGAVE/ BASHA: RAMA TE JAPE DOREHEQJEN