Vllaznia në basketboll për meshkuj ka bërë një tjetër përforcim në merkato, duke zyrtarizuar firmën me basketbollistin amerikan Danquez Dawsey. Organizatori 1.88 metra i gjatë i është bashkuar skuadrës kuqeblu në prag të përballjes me Besëlidhjen, kampionen në fuqi të Shqipërisë. Në fakt, ka qenë Shoqata e Basketbollit Vllaznia, ajo që ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i ka uruar mirëseardhjen lojtarit të ri. Dawsey vjen në Shkodër pas eksperiencës në basketbollin universitar amerikan, ku është aktivizuar me Lamar University në NCAA Division I.

Në sezonin 2024-2025, ai regjistroi mesatarisht 6.2 pikë, 2.2 asistime dhe 1.8 ribaunde për ndeshje, me një saktësi prej 37.5 për qind nga distanca për tri pikë. Ndërkohë, në sezonin e tij të fundit me Central Oklahoma, organizatori amerikan shënoi mesatarisht 13.8 pikë dhe 5 asistime për ndeshje. Me afrimin e Dawsey, Vllaznia synon të forcojë më tej organikën e saj për vazhdimësinë e sezonit, teksa mbetet për t’u parë se çfarë kontributi do të japë basketbollisti amerikan në aventurën e tij të re me fanellën kuqeblu.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBENET BECI PRET ARMIR GRIMËN PËR FUTBOLLIN E MOSHAVE
Artikulli tjetërVOLEJ, FITORE PËR MESHKUJT DHE HUMBJE PËR FEMRAT