Rritja e turizmit ndërkombëtar në Shkodër, ka qënë në fokus të një forumi të mbajtur në fakultetin ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Një forum që në përmbajtjen e tij kishte pedagogë të universitetit të Shkodrës, specialist të fushës ndërkohë që prezent ishte edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci. Pedagogët e Universitetit të Shkodrës, janë ndalur tek prioritetet dhe bashkëpunimi që duhet mes të gjithë aktorëve për tiu përgjigjur numrit gjithnjë e në rritje të turistëve që vizitojnë Shkodrën, ndërkohë që për drejtuesin e Albania from Air, Alekt Islami, Shkodra ishte dallëndyshja e parë të nisjes së turizmit në Shqipëri.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, në fjalën e tij theksoi se Shkodra me këto resurse të jashtëzakonshme ka nevojë për bashkëpunimin e të gjithëve për tu bërë një zonë elitare për turizmin jo vetëm kombëtar por edhe ndërkombëtarë.

Në këtë forum u dakordësua që të këtë bashkëpunime të ngushta mes ekspertëve të fushës, Universitetit dhe Bashkisë Shkodër, në krijimin e mekanizmave dhe ndërhyrjeve konkrete që e kthejnë selktorin e turizmit një motorr për zhvillimin ekonomik të rajonit të Shkodrës, ku pushteti lokal do të jetë koordinues i veprimeve konkrete mes të gjithë aktorëve.

Artikulli paraprakBASKETBOLL, BESËLIDHJA KUALIFIKOHET NË FINALE
Artikulli tjetërDËMTOHET LULISHTJA E RE NË LEZHË