Ben Blushi promovoi në Shkodër librin e fundit të tij të titulluar “41 sekrete”. Në këtë libër që mbase tregon Shqipërinë e 100 viteve të fundit, Blushi sjell bisedat e tij me personazhe të ndryshëm të vendit që janë nga të panjohur deri tek personalitete të artit e cultures.
Shkodra në librin “41 sekrete” ka personazhe më shumë se të gjithë thotë Blushi në librin i cili ka krijuar jo pak debate.

Blushi si një ish politikan në këtë promovim të librit të tij tha se nuk ia vlen për të folur në këtë moment për politikën.

Ben Blushi në librin e tij “41 sekrete” ka zhvilluar biseda të ndryshme me personazhet e tij për jetën e tyre personale, idetë, shoqërinë dhe Shqipërinë e mëparshme, të sotme por edhe se si e shohin të ardhmen disa prej tyre. Ky libër prezanton një anë të panjohur të koncepteve të këtyre 41 personazheve që Blushi ka përzgjedhur në librin e tij.

Artikulli paraprakSPAHIA TAKIM ME TË PËRNDJEKURIT POLITIK
Artikulli tjetërBENET BECI ME STUDENTË: VOTA E TË RINJVE ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME