Ekipi i basketbollit ndeshjen e rradhës e ka ndaj ekipit të Tiranës ndeshje kjo që do të luhet në kyreqytet në fundjavë.

Kapiteni i skaudrës së Vllaznisë Ervin berdica në një intervistë për Star Plus Tv shprehet se në këtë ndeshje ekipi duhet të impenjohet në maksimum. I pyetur nëse do ta fitojnë edhe këtë ndeshje ndaj Tiranës Berdica shprehet. Basketbollisti shkodran shprehet se ekipi pavarësisht tre ndejeve të fituara rradhazi akoma nuk ka arritur përgatitjen e duhur fizike.

Momentalisht ekipi i Vllaznisë në basket synon që të pozicionohet në vendin e dytë në këtë kampionat. Vllaznia basket e nisi kampionatin me humbjen por rrëmbeu tre fitore rradhazi ku tashmë shpresohet që ekipi të mbajë këtë ritëm dhe të arrijë pozicionimin në vendet kryesuese të tabelës së klasifikimit.

Artikulli paraprak“LULEBORË” NË SHKODËR
Artikulli tjetërMIQËSORJA E SHKODRANËVE NË “RESHIT RUSI”