Kreu i PD Sali Berisha në seancën e sotme plenare në Kuvend , u ndal tek akti normativ për simbolet kombëtare. Berisha s’i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë aleat të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Ne mblidhemi këtu për një akt fasadë të radhës . Në aparencë për një akt që synon të rregullojë vendosjen e flamurit europian krahas flamurit tonë, por de facto vijmë këtu si vendi, si populli i ëndrrave të grabitura e të rrënuara. Që nga mesi i viteve 800 dhe gjer sot, ëndrra e shqiptarëve ishte ëndrra europiane. Ajo u formua me gjak , para se të shkruhej në libra. Me një qëndresë ndaj të tjerëve që parashikonin të na konvertonin totalisht për të mos thënë të na shfarosnin nga trojet tona. Një rol më i ligë se sa vetë pushtuesit kanë luajtur shqiptarët.

Një përpjekje Ahmet Zogut për ta shkëputur Shqipërinë nga otomanizmi 5 shekullor, u ndërpre nga një diktaturë , një tradhti kombëtare që jo vetëm la Kosovën nën sundimin e Jugosllavisë dhe Serbisë, por bëri gjithçka që dhe Shqipërinë ta shndërrojë në pjesë të Jugosllavisë. Enver Hoxha për karrigen e tij e shkëputi Shqipërinë nga rrjedha europiane. Edhe në vende të tjera ishin diktatura por jo izoluese në shkallë të tmerrshme si diktatura e Enver Hoxhës. Lëvizja studentore shënoi një akt madhor dhe krahas përmbysjes në rrafshin kombëtar ajo lëvizje i dha fund tentakulave të Beogradit në Tiranë.

Në këte udhëtim drejt Europës sigurisht do kishim vështirësi, por u dëshmua një udhëtim i pandalshëm. Endrra europiane e shqiptarëve u konkretizua me anëtarësimin e vendit në NATO dhe një seri aktesh e marrëveshje historike me BE. Sot votojmë për flamurin europian, por kjo qeveri dhe kreu i saj për flamur të vërtetë ka atë të Beogradin dhe kryeqytet të vërtetë ka Beogradin. Në 2013 Edi Rama sikur të zgjidhej nga varr Enver Hoxha vrapoi me padurim drejt Beogradit, por në vitin 2010-2013 pati proces intensiv midis Prishtinës dhe Beogradit. Rama u vu në shërbim të padronit të tij”, tha ai.

Artikulli paraprakPROBLEMET MJEDISORE MES SHQIPËRISË, KOSOVËS DHE MALIT TË ZI
Artikulli tjetërPRINDËRIT: TEKSTET FALAS SHUMË TË PËRDORUR, BLEMË TË RINJ