
Ish-kryeministri Sali Berisha nga Kuvendi që ai thirri akuzoi liderin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën se në këto 8 vite nuk ka bërë asnjë kundër regjimit të Ramës.
Teksa kujtoi kohën kur Basha drejtonte bashkinë e Tiranës, Berisha tha se ai nuk lëvizi as një gjethe në protestën e fuqishme të Tiranës dhe nuk i vuri kufirin te thana Ramës.
“Në 2013-ën PD pas 8 vitesh në qeveri humbi zgjedhjet, njohu dhe realizoi rrotacionin e pushtetit. Kryetari i saj dha dorëheqje, ashtu siç i takon çdo kryetari partie kur humbjet zgjedhjet. Në krye të PD erdhi përfaqësuesi i një gjenerate të re, i cili në vend që të fuqizonte PD, bëri të kundërtën e saj. Lulzim Basha në 8 vite ;de facto u faktua vetë si një kallp opozitar.
Ai nisi drejtimin e forcës, duke u përkulur para regjimit të Ramës. Dy vite pasi dorëzuam pushtetin, Edi Rama i bllokoi çdo projekt të madh të Bashkisë së Tiranës. I bllokoi Bulevardin, sistemin e lumit, vendosjen e tramvajit, sistemin multimodal. Të gjitha këto projekte të mbështetura fuqishmit nga qeveria e PD.
Duke pasur një armatë demokratësh, duke disponuar bashkinë më të madhe të vendit, kryetari ynë nuk lëvizi një gjethe në protestat e fuqishme të Tiranës, dhe t’i vinte Ramës kufirin te thana dhe të qëndronte i pamposhtur ndaj regjimit të tij.”, tha Berisha.