
Ish-kryeministri Sali Berisha jep një mesazh një ditë pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD, në stadiumin “Air Albania”.
Berisha shkruan në “Facebook” se përmes Kuvendit të PD iu dha përgjigje dinjitoze e madhështore kundërshtarëve të tij, ndërsa iu bën thirrje demokratëve të bashkohen në atë që ai e quan “shtëpia e kontributeve, sakrificave dhe idealeve të përbashkëta, Partinë Demokratike”.