Pas triumfit të arritur në pjesen më të madhe të ndeshjeve të kampionatit, Besëlidhja në basketboll për meshkuj e ndali ritmin përballë Kamzes.Në përballjen e pasdites të së premtes e cila ishte ndeshja e fundit e kampionatit, Besëlidhja humbi më rezulatin 96 me 87, por vijon që të ruaje vendin e parë në renditje për tu bërë gati për ndeshjet e playoff-it.

Besëlidhja e Afrim Bilalit arriti të fitojë vetem në perioden e fundi me rezultatin 32 me 23, ndërsa perioda e parë u fitua nga Kamza me rezultatin 26-16, e dyta 25-17 dhe perioda e 3 u mbyll me barazim 22 me 22.

Kjo ishte ndeshja e fundit e kampionatit dhe lezhjanet tashmë po përgatiten për ndeshjet e playoff-it me bindjen që do të triumfojnë dhe të dalin kampion.I krijuar 2 vite më parë ekipi i basketbolli për meshkuj në Lezhë ka njohur rezultate pozitive, duke mposhtur ekipe me emer si Vllaznia Teuta etj.

 

Artikulli paraprakFUSHË-MAMURRASI MES TYMIT TË MBETURINAVE
Artikulli tjetërNDALOHET PESHKIMI NË LIQENIN E SHKODRËS DERI NË 30 PRILL