Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhëna të reja për situatën epidemiologjike në vend. Nga 672 teste të kryera kanë rezultuar pozitivë 106 qytetarë. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë në 24 orët e fundit.

Njoftimi: 10 Shtator 2022 – Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 672 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 106 qytetarë, në këto bashki:

38 në Tiranë, 6 në Durrës, nga 5 Shkodër, Lushnje, Divjakë, Gjirokastër, 3 Kurbin, Sarandë, Korçë, Dimal, nga 2 Malësi e Madhe, Krujë, Kavajë, Fier, Vlorë, Himarë, Libohovë, Përmet, Pogradec, Berat, Skrapar, 1 Has, Kamëz, Vorë, Dibër, Patos, Selenicë, Kuçovë, Poliçan. Janë 1,615 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 148 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,603 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 106
Të shëruar në 24 orë 148
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 672
Testime totale 1,969,892

Artikulli paraprakSULMI KIBERNETIK, REAGON AEROPORTI “NËNË TEREZA”: PROBLEMET ME SISTEMIN TIMS, MOMENTALE.
Artikulli tjetërVLLAZNIA NGEC NË RROGOZHINË, MUNDET 3 – 0 NGA EGNATIA