Zjarri i pak ditëve më parë në malin e Shëngjinit dogji rreth 50 hektarë pyll me pisha e shkurre ndërsa rrezikoi zonën e banuar.

Bilanci bëhet i ditur nga Emergjencat Civile pranë Prefekturës pas verifikimeve të kryera në terren. Gjatë gushtit në të gjithë qarkun e Lezhës u shënuan 41 vatra zjarresh. Ndërkohë prej pesë ditësh mbetet problematike situata në Delvinë e Finiq.

50 hektarë pyll u dogj në malin e Shëngjinit nga zjarri që rrezikoi për disa ditë edhe banesat veçse shkaktoi dëme të konsiderueshme në kurorën e gjelbër të zonës turistike.
Zjarri i Shëngjinit sipas Emergjencave Civile ishte më vështiri nga 41 vatrat e regjisruara në të gjithë qarkun gjatë muajit gusht ku u dogjën mbi 70 hektarë pyje e toka.

Ndrek Mhillaj: Dëmi më i madh në këtë periudhë është zjarri në malin e Shëngjinit për vetë natyrën turistike. Një dëm i madh për mjedisin dhe turizmin.
Policia arrestoi dy persona të dyshuar për zjarrvënien në malin e Shëngjinit, të cilët gjykata vendosi të hetohen në gjendje të lirë.

Ata mohuan akuzat, por ekspertët janë të bindur se zjarri ishte i qëllimshëm ose nga pakujdesia.
Ndrek Mhillaj: Po të shikosh kohën, sidmos në Shëngjin, në orën 22:30 nuk mund të flasim për zjarr natyror.

Ndërkohë prej 5 ditësh mbetet shqetësuese situata nga zjarret në Delvinë e Finiq, ku flakët kanë shkrumbuar dhjetra hektarë pyje dhe kanë djegur dy shtëpi në fshatin Kardhikaq.
Autoritetet saktësojnë se shtëpitë e djegura ishin të pabanuara, po ashtu edhe disa godina pa funksion të ish-kooperativës.

Aktualisht aktive janë disa vatra në shpatin e malit Sopot, për të cilat zjarrëfikësit shprehen se për shkak të terrenit po i luftojnë me pompa krahu.
Ditët e fundit të gushtit kanë shënuar shtim të rasteve të zjarreve nga veriu në jug.
Pjesa më e madhe dyshohen zjarrvënie të qëllimshe ndaj policia thotë se po punon për të vënë pa përgjegjesisë autorët.

Artikulli paraprakZJARRI NË FINIQ, KA TRE DITË QË NUK SHUHET
Artikulli tjetërARRESTIMI I PROKURORES NË MAQEDONI, LLESHAJ: EDHE NE KEMI NË HETIM LLALLËN