Ndërsa orëve të paradites së të enjtes, zjarri në Delvinë ishte vënë në kontroll, pasdite dhe parasiten e se premtes flakët janë përhapur më shumë për shkak të erës.

Sipas informacionit më të fundit nga Shtabi i Emergjencave, në fshatin Finiq dhe në Kardhiq zjarri është pranë shtëpive.

Dy prej tyre, të pabanuara, janë djegur, ndërsa rrezikohen rreth 500 krerë bageti. Për shkak të terrenit të vështirë, zjarrfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë, ndaj kërkohet ndihmë nga ajri. Në këtë zonë ka tri ditë që zjarri nuk shuhet, duke sjellë shkrumbimin e disa hektarëve pyje.

Artikulli paraprakFATKEQËSI PËR LUIS ENRIQUE: I VDES E BIJA 9 VJEÇE, PËR TË LA KOMBËTAREN SPANJOLLE
Artikulli tjetërBILANCI I ZJARREVE, 50 HA PYLL U DOGJËN NË SHËNGJIN