Gazeta e përditshme Gjermane “Bild” ka publikuar gjashtë përgjime që provojnë se zyrtarë të PS i nënshtrohen dhe zbatojnë urdhrat që jep “drejtuesi i një klani mafioz” në këmbim të marrjes së votave. Video-përgjimet sipas gazetës Gjermane , tregojnë për afrimitetin që kishte kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako me kreun e bandës së Shijakut, Astrit Avdylaj.

Në përgjimin e mëposhtëm, Avdylaj telefonon drejtorin e ujësjellësit, Ivo Doçin për tu siguruar se ka mbledhur vota për Dakon. Në telefonatën e parë shihet se si bëhet presion për blerjen e votave të punonjësve të Ujësjellësit. Në qender të përgjimeve të dalura sot ishte stafi elektoral i së majtës në Durrës. Njdekim një pjesë përgjimi

Gazeta gjermane “Bild” ka vijuar me publikimin e përgjimeve të kreut të bandës së Shijakut, Astrit Avdylajt. Në përgjimin e ri zhvillohet një bisedë mes Astrit Avdylajt dhe kryetari të PS, Shijak Elton Arbana. Kreu i bandës së Shijakut i kërkon Arbanës që të telefonojë kreun e INUK, me qëllim që të anulojë një gjobë prej 5 milionësh që ka vënë në një Fermë të Sukthit.

Nga ana tjetër, kryetari i PS shprehet se do ta marrë për të anuluar gjobën.Gjatë muajve të përgjimit, ndodh që në muajt pasues në vend mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe klani kriminal i Avdylajve përfshihet rëndshëm në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve për llogari dhe në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e lartë të Partisë

Socialiste të kryeministrit Edi Rama, përfshi kryebashkiakun e Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri,”shkruan Bild. Pas publikimit të përgjimeve kanë reaguar edhe përfaqësuesit e opozitës së bashkuar. Ish deputeti Sali Berisha shkruan në facebook

Bosi i mafies se klanit Avdylaj dhe vrasesi Astrit Avdyli ne telefon me kryetarin e Bashkise se Shijakut, Ardian Kokomani organizon takimin me Vangjush Dakon per te caktuar deputetet e Durresin, konkretisht per te caktuar deputet Ilir Ndraxhin.

Nenkryetari i LSI-se, Petrit Vasili thekson se tashme “del qartë, hapur dhe pastër se si kriminelët kanë vjedhur votat, se si kjo qeveri është ndërtuar mbi votat e vjedhura nga kriminelët,

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E MJEDISIT, SHKODRA DISA ZONA TË NDOTURA
Artikulli tjetërSHKODËR, AKSIDENT ME PASOJË NË QENDËR TË QYTETIT