Rreth 300 banorë të fshatit Bleran, në njësinë administrative Rrethina prej 25 vitesh vuajnë nga mungesa e infrastrukturës rrugore në këtë zonë. Për shkak të gjendes së rënduar në të cilën ndodhet rruga kryesore e këtij fshati, fëmijët e kanë të pamundur të ndjekin rregullisht procesin mësimor.

Pavarësisht problemeve të shumta ekonomike dhe sociale, banorëve në Bleran u duhet të përballen çdo ditë edhe me vështirësitë e qarkullimit në rrugët kryesore të fshatit.

Ndërkohë, institucionet përgjegjëse prej kohësh i kanë harruar problematikat e kësaj zone, duke i lënë në vështirësi 300 banorë të fshatit Bleran.

Artikulli paraprakSHKODËR, VRITET ME ARMË ZJARRI NARD POLIA
Artikulli tjetërSHQIPËRI-TURQI, PUBLIKOHEN MASAT