Një incident ka ndodhur pasditen e së dielës në zonën e Valbonës. Bëhet e ditur se dy alpinistë kanë mbetur të bllokuar rreth orës 18.00 ndërsa eksploronin zonën, për shkak të terrenit të thepisur. Pas marrjes së njoftimit në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjete, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasit e dëmtuar.

Nga informacionet e deritanishme, 2 alpinistët e bllokuar po asistohen edhe nga 2 shtetas të tjerë, po ashtu alpinistë alpinistë, të cilët po eksploronin gjithashtu zonën e Valbonës.

Artikulli paraprakPS TAKIM ME SHQIPTARËT NË BRITANI, GJIKNURI: QEVERIA MEKANIZMA LEHTËSUESE PËR INVESTIMET
Artikulli tjetërU BLLOKUAN NË VALBONË, EVAKUOHEN ME HELIKOPTER KATËR ALPINISTËT SHQIPTARË