Situata e mbeturinave në fshatin Boriç i Madh në bashkinë Malësi e Madhe, vijon të jetë një problem shqetësues prej vitesh për banorët. Mbeturinat janë të hedhura në afërsi të rrugës ku kalojnë si të rriturit ashtu edhe fëmijët. Situata bëhet më e rëndë gjatë stinës së verës ku temperaturat rriten ndjeshëm, ndaj banorët të cilët janë të detyruar të përballen çdo ditë me këtë situatë shprehen të shqetësuar pasi prania e mbetjeve mund te kthehet ne burim infeksioni për ta.

Pavarësisht shqetësimeve të ngritura banorët tregojnë se prej kohësh institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë masat e duhura për zgjidhjen e këtij problemi.

Një situatë e tillë tregon mosmenaxhimin e duhur nga institucionet përgjegjëse sa I përket pastrimit të mbetjeve në fshatin Boriç i madh, ndërkohë vihet re edhe mungesa e ndërgjegjësimit të banorëve të cilët hedhin mbetjet kudo në rrugë.

Artikulli paraprakKONCERT ME MUZIKË E ARTISTË FRANCEZ NË SHKODËR
Artikulli tjetërVLLAZNIA HEDH “GREPAT E PARË” TË MERKATOS