Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka kërkuar sërish nga Kosova që të paktën të pezullojë taksën për mallrat serbe dhe të rifillojë procesin e dialogut me Beogradin.

Deklaratën Hahn e bëri pas takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

”Takim i mirë me Presidentin Hashim Thaçi. Është e rëndësishme që dialogu mes Serbisë e Kosovës të rinisë me shpejtësi, gjithashtu në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal.

Unë përsërita pozicionin e Bashkimit Evropian se tarifat ndaj produkteve serbe nga Kosova, duhet të paktën të pezullohen” tha ai.

Por pavarësisht dekalratave të Brukselit dhe ndërkombëtarëve, kryeministri Haradinaj është shprehur i vendosur që taksa do të hiqet vetëm kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

Artikulli paraprakKAPEN 91 KG KOKAINË, DESTINACION ISHTE DURRËSI
Artikulli tjetërOPOZITA E RE THËRRET NË INTERPELANCË LLESHAJN PËR GRABITJEN NË RINAS