91. 25 kg kokainë janë kapur në Maltë, ngarkesë e cila kishte si destinacion Portin e Durrësit. Kokaina e kapur në Maltë ishte me stampime me logo pule.

Mediat malteze bëjnë me dije se ngarkesa e kokainës ishte ndarë në tre kontenierë të ndryshëm dy prej të cilëve si destinacion kishin Durrësin, ndërsa një prej kontenierëve Selanikun.

Sipas autoriteteve të Maltës, zbulimi i 76 pakove me kokainë që në treg kapnin vlerën 10.3 milion euro, u bë gjatë një operacioni që zgjati 19 orë. Droga u zbulua nga pajisjet e skanimit që tregonin parregullsi në kontejnerët rreth të cilëve zyrtarët kishin dyshime.

Në kontejnerin e parë kishte 20 pako kokaine, të cilat peshonin 24 kg në vlerë prej 2.7 milionë eurosh, në të dytin ishin 40 paketime prej 48 kg në vlerë prej 5.4 milionë euro , ndërsa në kontejnerin e tretë, ishin 16 pako që përmbanin 19.25 kg kokainë me vlerë 2.2 milionë euro.

Artikulli paraprakDJALI I VOGËL MBYLL NËNËN NË BALLKON, MERR FLAKË SHTËPIA
Artikulli tjetërBRUKSELI SËRISH THIRRJE KOSOVËS: TË PAKTËN, PEZULLOJENI TAKSËN PËR SERBINË