
Përmirësimi i rrjetit vaditës ka ndikuar në rritjen e prodhimit bujqësor në Shkodër. Sipas specialistëve të buqësisë ky sezon ka qënë i mirë për fermerët ku krahas prodhimit ka edhe një përmirësim të cilësisë së kulturave bujqësore.
Sa i takon tregut, fermerët duhet të orientohen në kultivimin e produkteve bujqësore të cilat kanë edhe kërkesë në tregun e brendshëm, thotë Alban Sekja përgjegjës i agjensisë rajonale e ekstensionit bujqësorë.
E ndërsa prodhimi është mirë në zonat me vaditje, shqetësuese për fermerët mbeten aty ku mungon ndërhyrja në pastrimin e kanaleve të dyta e të treta.


