Një projekt i Bashkisë Vau-Dejës është drejt përfundimit. Është fjala për fshatin Rranxa i cili falë investimit të bashkisë ka nisur që të marrë pamje krejtësisht tjetër.

Ka rreth një muaj që ka nisur puna për sistemimin e trotuareve të reja, sinjalistikës, ndriçimit dhe gjelbërimit. Po ashtu në këtë investim përfshihet edhe një rrjet i ri kanalizimesh.

Lidhur me projektin që po zbatohet foli kreu i njësisë administrative të Bushatit Gjovalin Suka. Sipas tij projekti është parashikuar të përfundojë në muajin Gusht por falë punës intensive që po bëhet ka gjasa që të mbyllet më herët se afati i përcaktuar

Ky është një projekt tepër efikas për banorët i cili synon përmirësimin e infrastrukturës, ku së shpejti pritet që të nisin punimet edhe për disa projekte të tjera në Bushat.

Trotuaret do të disiplinojnë kalimin e këmbësorëve por edhe shmangien nga aksidentet e mundshme.

 

Artikulli paraprakPELESHI NGA LEZHA: DO TË MBËSHTESIM BUJQËSINË
Artikulli tjetërTENTON TI OFROJË RYSHFET POLICIT, ARRESTOHET I RIU