Tenton ti ofroje ryshfet punonjesit te Policise Rrugore por arrestohet nga Policia e Lezhes.Nga efektivët e policisë rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë,

në aksin rrugor Thumanë – Lezhë, në vendin e quajtur Gjormë, u kap në flagrancë shtetasi Kristal Brati , 25 vjeç, banues në Has.

Ky shtetas i ka ofruar 5000 lekë punonjësit të policisë rrugore , për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej për drejtimin e mjetit të tij tip Golf 5, me shpejtësi tej normave të lejuara të konstatuar nga Radari.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua shuma monetare.

Arrestimi i tij në flagrancë u krye për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakBUSHAT, INVESTIME NË INFRASTRUKTURË
Artikulli tjetërCEREMONIA DIPLOMIMIT NË SHKOLLËN “28 NËNTORI”