Është mbajtur pasditen e djeshme në Tiranë Konferenca e Ambasadorëve, ku i pranishëm ka qenë edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Në fjalimin e tij, Bushati ka deklaruar se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj stabilizues në rajon, duke shprehur sërish tendencën e saj për të pranuar anëtarësimin e fqinjëve në radhët e Aleancës së Atlantikut të Veriut. “Shqipëria i ka mbështetur dhe i mbështet aspiratat e vendeve të rajonit që duan të anëtarësohen në NATO. Shqipëria nuk e sheh rolin e tyre si kërcënim, por si komplementar përkrah SHBA dhe BE”, ka deklaruar Bushati. Mes të tjerash, shefi i diplomacisë shqiptare ka theksuar se, luhatjet e parametrave të gjeo-politikës gjejnë jehonë edhe në rajonin tonë. “Është e kuptueshme frika e rajonit pas referendumit britanik”, ka thënë ai. Bushati ka vijuar më tej se, Samiti i Berlinit i nisur nga kancelarja Merkel i ka dhënë stimuj të rinj Ballkanit, ndërsa ai i Parisit tregoi, sipas tij, se është në dorën e vendeve të rajonit tonë të tregojnë se mund të bëjë kthesën.