Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, priti në një takim një delegacion i lartë të Policisë Italiane, kryesuar nga Drejtor i Shërbimit të Bashkëpunimit Policor Italian Gjeneral Gennaro Capoluongo, i shoqëruar nga Kolonel Sandro De Angelis.

Çako dhe Capoluongo vlerësuan si mjaft të shkëlqyer bashkëpunimin mes dy policive si dhe shprehën gatishmërinë për ta forcuar akoma më shumë.

Çako:

Policia e Shtetit tërësisht e angazhuar dhe e vendosur në luftën për parandalimin e kultivimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike. Gatishmëri absolute për çdo veprimtari me partnerët dhe sidomos me Policinë Italiane mike, për të luftuar krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme. Të fokusuar edhe në drejtim të parandalimit të migracionit ilegalBashkëpunim të ngushtë me të gjithë partnerët në luftë kundër terrorizmit dhe radikalizmit. Komplimente dhe vlerësime maksimale Policisë Italiane për drejtimin e PAMECA IV dhe rikonfirmimin e drejtimit në PAMECA V.

Capoluongo:

Bashkëpunimi me Ju e Policinë Shqiptare, i shkëlqyer. Bashkëpunimi me Policinë Shqiptare si model për Ballkanin dhe Partnerët e tjerë. Lufta kundër kanabisit edhe me mbështetjen e BE-së. Skuadra hetimore te përbashkëta për të goditur krimin e organizuar. Trajnime me mbështetje nga Policia Italiane në fushat e hetimit, terrorizmit dhe kufirit. Protokolle në fushën e arsimimit, terrorizmit, trafiqeve te paligjshme etj.

Artikulli paraprakKENI QEN NË SHTËPI? JA AFTËSIA E VEÇANTË QË KANË ATA
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT