Gjimnazi “28 nëntori” në qytetin e Shkodrës ka organizuar, mbrëmjen e së martes, ceremoninë e diplomimit për maturantët e kësaj shkolle.

Të pranishëm në këtë,event ishin , Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Rajonale, mësues dhë prindër të këtyre nëxënësve si dhe drejtues të kësaj shkolle.

Drejtoresha e shkollës Albana Bushati, shprehu urimet më të përzemërta për të gjithë maturantët si dhe falenderoi kolegët e saj për punën e palodhur që kanë bërë për arritjen e rezultateve te larta të këtyre nxenësve si dhe të gjimnazit “28 Nëntori”.

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi në fjalën e saj tha se ndihej e emocionuar dhe njëkohësisht e gëzuar teksa u dha certifikata mirënjohjeje nxënësve më të mirë.

Ky është një nga momentet më të rëndësishme për këta maturantë të cilët u dekoruan me diplomat si shpërblim i tre viteve studime pranë ambjenteve të këtij gjimnazi.

Ndërkohë nxënësve të cilët kishin arritur një mesatare të lartë u dhanë certifikata mirënjohjeje. Maturantët tashmë nisin një rrugëtim tjetër, atë drejt universitetit.

 

Artikulli paraprakTENTON TI OFROJË RYSHFET POLICIT, ARRESTOHET I RIU
Artikulli tjetërNGA 1 KORRIKU, PENSIONET 2.8% MË TË LARTA