Kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të flasë për çështjen Beleri sot, teksa ka paralajmëruar se do të ketë komunikim edhe për këtë çështje.

Teksa u pyet sot për përplasjen me Greqinë për këtë temë dhe paralajmërimin e ministrit grek të punës për ndalimin e fondeve të BE për Shqipërinë, Rama tha se i druhet vetëm një gjëje, që testi në tetor për naftën në Shpirag të mos dalë pa sukses.

“Sot ne do flasim vetëm për këtë temë. Kjo është gjëja më e madhe, më e rëndësishme, më e bukur që mund t’i ndodhte Shqipërisë në këto 30 vjet dhe në 100 vjet po të doni në aspektin e së ardhmes ekonomike të saj. Kur flasim për këtë, këto të tjerat mendoj që presin. Aq më tepër që s’po thoni asgjë të re, po bëni pyetje që i keni bërë 1000 herë dhe keni 1000 përgjigje nga ana ime. Do kemi kohë të flasim dhe për këtë patjetër. I druhem vetëm një gjëje që testi në tetor në Shpirag të mos dalë pa sukses, vetëm kësaj i druhem asgjëje tjetër”, tha Rama.

Artikulli paraprakNAFTA NË SHPIRAG, RAMA: DO KETË IMPAKT DIREKT TEK PENSIONET, SISTEMI ARSIMOR E SHËNDETËSOR
Artikulli tjetërGREQIA REFUZON NDIHMËN E ZJARRFIKËSVE SHQIPTAR, KTHEJNË MBRAPSHT MJETET QË PO SHKONIN PËR TË SHUAR FLAKËT