Shqipëria është në pritje të një vendimi të përgjithshëm në nivel evropian për përballimin e krizës.

Në asnjë rast nuk ka ndërmend të hapë kufijtë për emigrantët. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, në një intervistë për “AFP”, ku theksoi se “tani për tani, situata është e qetë”. Ministri informoi se, Shqipëria kërkon ndihmën e Italisë për kontrollin kufitar, në mënyrë që të parandalojë vërshimin drejt saj të emigrantëve të dëshpëruar për të arritur Evropën Veriore. “Shqipëria ka kërkuar ndihmën e Italisë për të forcuar kontrollet e saj kufitare dhe për t’u përballur me problemet e ndryshme të sigurisë që do të shfaqeshin në rast vërshimi të emigrantëve drejt kufijve shqiptarë. Shqipëria nuk mund të përballet e vetme me një valë emigrantësh”, tha ai.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHKODËR, VODHI NJË BIÇIKLETË, ARRESTOHET 41-VJEÇARI
Artikulli tjetërBASHA NGA AMERIKA: QYTETARËT PO PËRBALLEN ME NJË GRUSHT OLIGARKËSH