JUVENTUS DHE BARÇA JANË DUKE PËRCAKTUAR FORMACIONET ZYRTARE PAS DISA DËMTIMEVE. Champions League do të mbyllë këtë sezon me finalen e madhe që do të zhvillohet me 6 Qërshor. Pikërisht skuadrat finaliste, Juventus dhe Barcelona janë duke përcaktuar formacionet e fundit, pas disa problemeve që kanë patur këto ditë në seancat stërvitore. Te Juventus nuk ka dramë pas dëmtimit të Kielinit, pasi Alegri vendos të luajë me Barazaljin.

 Në dy stërvitjet e fundit, sipas raportimit të Sportmediaset, ai ka dhënë garancitë fizike dhe do të rreshtohet në mbrojtjen me 4 të Juventusit në krah të Bonuçit. Atyre do ti takoje të merren me Messin, Neymar e Suarez. Barazalji nuk është se është përshtatur mirë në mbrojtjen me 4, por në ndeshjen më të rëndësishme të vitit do të luajë aty, sipas Alegrit, kondicionuar edhe nga mungesa e djeshme e Kielinit. Asnjë problem në kampin tjetër te skuadra e Barcelonës në një kohë që edhe dyshimi Iniesta nuk është më. Luajnë që të gjithë. Ndeshja do të gjykohet nga një trupë arbitrale turke me kryesor Çakir, teksa Barcelona ka nisur prej ditësh të ngarkohet në kompanitë e basteve me fitoren e saj, e cila kuotohet 1.6 apo edhe 1.65, teksa në një koeficient të madh, deri te 5 shikohet fitorja e Juventusit. Italianet e Juventusit kthehen serish ne Berlin, aty ku ne 2006-ten fituan kupen e Botes, kete radhe disa prej tyre kerkojne serish te ngrene trofe, edhe pse perballe kane nje makineri me shume se sa te rende, por edhe jo te pamundur.