REALI  PRET LIVERPULIN, JUVES I DUHET FITORJA.Rikthehet sot në mbërmje “Champions League” dhe një nga ndeshjet kryesore është përballja mes Realit të Madridit dhe Liverpulit. Skuadra e Brendan Rodgers do të paraqitet në “Santiago Bernabeu” pasi ka fituar vetëm një nga katër ndeshjet e fundit që ka zhvilluar në të gjitha veprimtaritë, ndërkohë që Reali i Madridit me një fitore përballë Liverpulit

mbrëmjen siguron kualifikimin për në fazën tjetër. Skuadra e Carlo Ancelotit vjen në këtë ndeshje pas 11 fitoresh radhazi, e fundit ajo në kampionat ndaj Granadës 4-0 dhe ky është padyshim një nga momentet më të mira që po kalojnë kampionët në fuqi të Europës. Ndeshja e parë mes tyre e zhvilluar në “Anfield” përfundoi me fitoren 3-0 të madrilenëve, pasi Liverpuli po kalon një moment jo shumë pozitiv edhe në kampionat ku është në vendin e shtatë.Për ndeshjen e sotme madrilenët kanë në gatishmëri Gareth Bale, i cili  është rikuperuar nga dëmtimi, ndërkohë që mbetet në dyshim mbrojtësi Karvahal. Sa i përket Liverpulit, ata paraqiten pa sulmuesin Daniel Sturridge dhe Mamadu Sakho.Një tjetër ndeshje e rëndësishme e mbrëmjes së sotme është ajo mes Juventusit dhe grekëve të Olimpiakosit. Në ndeshjen e parë mes tyre kampionët e Italisë u mundën 1-0 në Athinë, ku goli i shqiptarit Kasami rezultoi i mjaftueshëm për suksesin e grekëve.Olimpiakosi është në kuotën e 6 pikëve pas 3 ndeshjeve, ndërkohë që Juventusi ka një rekord negativ, me një fitore dhe dy humbje në grupin A. 

 

Artikulli paraprakMASAKËR NË TIRANË, 4 TË VRARË
Artikulli tjetërVLLAZNIA NDAJ KASTRIOTIT PËR FITORE