Reali i Madridit, PSG, PSV Eindhoven, Volfsburg, Benfica, Atletiko Madrid, Manchester City dhe Juventus janë 8 ekipet e kualifikuara nga 4 grupet e para që vazhdojnë ëndrrën në Champions League. Surpiza e madhe e grupeve është eliminimi i Manchester United.

‘Djajtë e Kuq’ humbën në Gjermani përballë Volfsburgut 3-2, ndërsa PSV fiton ndaj CSKA duke i nxjerrë anglezët jashtë. Përballja mes ekipit gjerman dhe Manchester United ishte dramatike dhe gjithçka u vendos në minutat e fundit. Edhe pse skuadra e Van Gal kaloi e para në avantazh vendasit barazojnë dhe shënojnë edhe golin e dytë shumë shpejt. Në pjesën e dytë United realizon 8 minuta pa u mbyllur ndeshja duke barazuar në 2-2 por Ëolfsburg shuan ëndrrën e anglezë duke ndëshkuar me golin e tretë dhe të fitores. Kështu nga grupi B vazhdojnë më tej Volfsburgu në vendin e parë me 12 pikë, PSV 10 pikë, United zbret në Europa League me 8 pikë. Juventusi lëshon kreun në ndeshjen e fundit pas humbjes 1-0 në Spanjë me Seviljan. Borussia Moenchengladbach u mposht në Angli 4-2 nga Manchester City, teksa realizuan përmbysjen e madhe në 5 minuta nga 80-85’ me 3 gola, 2 nga Sterling dhe një nga Bony. City e mbyll me 12 pikë, Juve 11 dhe Seviljan vazhdon traditën e Europa League, 1 pikë më shumë se Borussia Moenchengladbach. Në grupin C, Atletiko Madrid i mori vendin e parë në grup Benfikës në shtëpi, pasi e mposhti në Portugali 1-2. Gallatasarai vazhdon në Europa League. Në grupin A, Reali i Madridit dhuroi spektakël duke shpartalluar Malmoe 8-0, me 4 gola nga Ronaldo, 3 Benzema dhe një nga Kovacic. Portugezi vendosi rekord me 11 gola në fazën e grupeve, si askush më parë, ndërsa Reali siguroi fitoren më të thellë në Champions.