Sipas informacioneve më të fundit mendohet se Samsung Galaxy S7 do të jetë 10% më i lirë se Galaxy S6 kur doli për herë të parë në treg. Sipas analistit kinez Pan Jiutang, beson se Samsung do të shesë pajisjen me një çmim më të ulët për të shitur më shumë njësi. Aktualisht gjiganti korean po përballet me një konkurrencë të fortë nga kompanitë që krijojnë telefona inteligjentë të cilësisë së lartë, ku Apple mbetet konkurrenti kryesor i kompanisë.

Galaxy S7 pritet të jetë një nga telefonat inteligjentë më të mirë dhe më ekonomik për vitin 2016. Ai do të fuqizohet nga një procesor më të shpejtë se çipi A9 i Apple-it, që përdoret tek iPhone 6. Një burim i afërt me kompaninë raporton se Samsung do të përdorë një version me frekuencë të lartë të çipit Snapdragon 820 tek Galaxy S7…ky version do të krijohet ekskluzivisht për Samsung-un.

Artikulli paraprak10 FSHATERAT ME TE BUKUR TE SHQIPERISE ,THETHI RENDITET I PARI
Artikulli tjetërCHAMPIONS. UNITED MBESIN JASHTË, REALI THYEN REKORDE