Për të dytin vit me rradhë, në Korçë do të zhvillohet trofeu me emrin e këtij qyteti, që organizohet nga Bashkia në bashkëpunim me Sportklub Skënderbeu dhe Federatën Shqiptare të Çiklizmit.

 

Ajo starton këtë fundjavë dhe do të vazhdojë deri të martën. Çiklistët e Vllaznisë kanë kohë që po përgatiten për këtë aktivitet dhe padyshim që do të synojnë suksesin edhe në këto gara.

 

Trajneri Leonat Kola është i bindur për këtë gjë, nisur edhe nga forma që gëzojnë sportistët e tij. Ekipi I Vllaznisë në çiklizëm në trofeun “Korça” përfaqësohet me 7 sportistë si Bruno Kola, Astrit Kronaj, Alfons Rrashkadoli etj.

 

Natyrisht që edhe këtë herë do të synojnë vendet e para në të tre etapat e trofeut “Korça”duke vazhduar kësht edhe ecurinë e mirë dhe arritjen e sukseseve të tyre.

Artikulli paraprakNË QYTET, PA RRUGË E KANALIZIME
Artikulli tjetër“SHKODRA SUMMER CUP”