Është trajtuar disa herë në media si një rrugë me probleme të mëdha infrastrukturore. Bëhet fjalë për rrugën tek ish-divizioni në afërsi të Spitalit Rajonal të Shkodrës.

 

Në të qarkullojnë çdo ditë një numër i konsiderueshëm banorësh të cilët përballen me vështirësitë në lëvizje. Banorët janë ankuar disa herë por deri tani s’kanë marrë asnjë përgjigje.

Kjo rrugë ua ka bërë jetën më të vështirë 200 familjeve të kësaj lagjeje. Kanalizimet dhe rruga janë problemet kryesore.

 

Ndërkohë sapo afron fushata pushtatërët nisin me talljen e radhës duke i premtuar banorëvë se do e shtrojnë rrugën dhe pasi marrin votat as që nuk duken më.

 

Artikulli paraprak“HAJDUTËT E BIBLIOTEKËS & GJAHTARËT E YJEVE”
Artikulli tjetërÇIKLISTËT E VLLAZNISË PJESËMARRËS NË TROFEUN “KORÇA”