COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 500 testime, 52 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 20 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 500 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 52 qytetarë, në këto bashki:
28 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Roskovec, Lushnje, Vlorë, nga 2 qytetarë në Divjakë, Selenicë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Shkodër, Durrës, Kamëz, Kavajë, Himarë, Sarandë.

Janë 328 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,865 që nga fillimi i epidemisë.

Artikulli paraprakJA SA USHTARË KA HUMBUR USHTRIA UKRAINASE DERI MË TANI
Artikulli tjetërE RËNDË NË GREQI/ GJENDET E PAJETË NË SHTËPINË E SAJ SHQIPTARJA