Në shkollën 9-vjeçare në Këlcyrë është mbyllur klasa e Vlll.

Mësohet se shkak për mbylljen është bërë koronavirusi, pasi katër nxënës kanë rezultuar të infektuar.

Mësohet se ka qenë kryeinspektori i ISHSH së Gjirokastrës Edi Sinojmeri i cili vendosi mbylljen e klasës së Vlll, të shkollës 9-vjeçare në Bashkinë e Këlcyrës.

“Kjo mase ekstreme është marrë për të këputur zinxhirin e transmetimit të infeksionit për nxënësit e tjerë dhe rrjedhimisht klasa do të qëndrojë e mbyllur për 14 ditë- ka thënë Sinojmeri.

Artikulli paraprak“HALLI I LULIT ËSHTË TË SQAROJË NËSE KA 4 APO 5 VILA”/ PD I PËRGJIGJET VELIAJT
Artikulli tjetërAKSIDENTI TRAGJIK ME 46 VIKTIMA/ PUBLIKOHEN PAMJET 3D, SI NDODHI PËRPLASJA NË BULLGARI